Politike

Mbledhja e Gjykatës së Lartë/ Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn

Nga Gazeta ‘Si’– Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Sali Berisha tha se sipas tij nesër (9 prill) Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi do të paraqesë aktin për të liruar të paraburgosurit që qëndrojnë në qeli pa vendim të formës së prerë.

Kjo sipas Berishës po bëhet për të liruar Erion Veliajn dhe bosë të botës së krimit.

“Nesër Sadushi në një akt që kërcënon absolutisht sigurinë e Shqipërisë dhe vendet e rajonit, del me vendimin që ata që janë në paraburgim pa vendim të prerë të dalin. Ky është vendimi Veliaj, por nga ky vendim përfitojnë dhjetëra bosë të drogës. Është gjetur rruga e paqes mes klaneve mafioze”, tha Berisha.

Ditën e nesërme do të mblidhet Kolegji i Bashkuar i Gjykatës së Lartë, për të shqyrtuar çështje që lidhen me masën e sigurisë “arrest në burg”, mbledhje së cilës Berisha i referohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë