Gazeta Si – Seanca në Gjykatën e Posaçme, në të cilën do duhej të paraqitej ish kryeministri Sali Berisha për t’u marrë në pyetje për privatizimin e ish kompleksit “Partizani’, është shtyrë për në orën 18:00 të kësaj të marte.
Kjo për shkak se avokatët e tij kanë kërkuar kohë të njihen me dosjen dhe akuzat e SPAK-ut. Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.
Për këtë, gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur që seanca të ndërpritet për 4 orë dhe të nisë në orën 18:00.
Avokatët mbrojtës janë duke u njohur me aktet e prokurorisë, në lidhje me akuzën e ngritur ndaj ish kryeminsitrit Sali Berisha, atë të korrupsionit pasiv.
Gjykata ka legjitimuar dy avokatët mbrojtës të Berishës, pasi ndaj këtij të fundit është lëshuar një masë sigurie, si ajo e detyrimit për t’u paraqitur dhe sekuestro të pasaportës.
Nga ana tjetër, Berisha, i cili ka dërguar në gjykatë mbrojtësit e tij, ka konfirmuar qëndrimin se nuk ka ndër mend të dalë para drejtësisë sa kohë ai e konsideruan anti-kushtetuese thirrjen për detyrim paraqitje në aferën e privatizimit të kluvit sportiv ‘Partizani”.
Nga ana tjetër, Sali Berisha thotë se me akuzat që janë ngritur kundër tij nga Prokuroria e Posaçme, Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



