Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është bërë së fundmi pjesë e platformës së Tik Tok.
Pas llogarisë së tij në Facebook, Youtube, Instagram, Tëitter zyra e shtypit e PD njoftoi se Berisha është regjistruar edhe në Tik Tok.
Berisha ka ndarë një video ku thotë se është entuziast për këtë komunikim të ri.
“Mirëdita një përshëndetje të përzemër. Jam i emocionuar që filloj një bashkëbisedim me ju nëpërmjet këtij kanali që jep përparim të shpejtë. E vërteta është që ka qenë një pasion dhe mbetet gjithnjë i mi teknologjia” thotë Berisha.
Në më pak se një ore, Berisha ka marrë mbi 200 komente më së shumti nga djem të rinj me shprehje tipike të tipit “Të rujt zoti” “O gjigand”
Ndër komentet ka nga ata që i kërkojnë të mos dalë, apo edhe ndonjë tjetër që komenton nga adresa fake e Lulzim Bashës me komentin “O besprem”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.