Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë takimit me bashkatdhetarët në Romë, është shprehur, se çdo shqiptar që e ndjen veten patriot duhet të ngrihet kundër qeverisë.
Berisha akuzoi qeverinë se ka përzënë 45% të popullit për 10 vite dhe shtoi edhe se një mandat i katërt dhe Shqipëria nuk do të ekzistojë.
Ish-kryeministri u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë më 11 maj.
“Rreziqet tona janë ekzistenciale. Çdo shqiptar duhet ta dje se një mandat i katërt për Edi Ramën, i cili në 10 vite përzuri nga Shqipëri, 45% të shqiptarëve, në një mandate tjetër, Shqipëria nuk do të ekzistojë. Do shndërrohet në trokën e kriminelëve, bandave, do shuhet nga faqja e dheut. Nuk do ta pranojmë kurrë një gjë të tillë.
Sot çdo shqiptar që e ndjen veten patriot duhet të ngrihet kundër këtij qeveritari që po shkatërron farën tonë, kombin tonë.
Thirrja ime për çdo shqiptar, mos harro kurrë se ke lindur për të dashur dhe mbrojtur Shqipërinë dhe sot kjo thirrje është që më 11 maj të votojnë për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e këtij Pashiqi që s’ka asgjë shqiptare”, tha kreu demokrat.
Berisha tha se dy vendet, Shqipëria dhe Italia kanë lidhje të hershme tradicionale.
“Arbëreshët në pesë shekuj ekzistencë, falë dashurisë së tyre për dheun mëmë dhe dashamirësisë së vendasve arritën të ruajnë gjuhën, identitetin dhe kulturën e tyre kombëtare. Por jo vetëm kaq, ata i dhanë këtij kombi personalitete të shquara, kryetarë qeverie, guvernatorë, ministra, ambasadorë, poetë, shkrimtarë, artistë, këngëtarë.
Kjo diasporë në Itali do të ishte dhe djepi i rilindjes tonë kombëtare. Pas rënies së Perdes së Hekurt, si ajo pas vdekjes së prijësit tonë të përjetshëm, Skënderbeut, një valë më e madhe emigracioni do të mërgonte në Itali.”
Berisha tha se në 34 vitet e fundit, Italia i ka dhënë Shqipërisë një ndihmë të jashtëzakonshme që shkon në miliarda euro. Ai shprehu bindjen se në të ardhmen do të firmosen projekte të mëdha mes Shqipërisë dhe Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




