Politike

Berisha në Bulqizë: Miratojmë statusin e minatorit brenda 100 ditëve

Nga Gazeta ‘Si’- Nga takimi elektoral i Bulqizës, ku u shfaq me një kapele minatori në kokë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha iu premtoi minatorëve se brenda 100 ditëve të para do të miratojë statusin e minatorit.

Ai premtoi se nëse vjen në pushtet do të mbrojë me çdo kusht shëndetin e tyre.

“Trajtimi mjekësor do jetë krejtësisht i veçantë, sipas profilit të minierave. Do mbrohet me çdo kusht shëndeti juaj.

Minierat kanë grimcat, është e njohur. Pra, shëndeti i minatorit do ketë një përparësi të madhe. Karta e konsumatorit do shtrihet tek të gjithë minatorët, zjarrtarët, gjeologët. Karta e konsumatorit do të thotë që do blini çdo gjë që u duhet për jetesën tuaj 20 për qind më lirë”, tha Berisha.

Ai gjithashtu pati edhe një thirrje për kryeministrin Edi Rama të cilit i tha se duhet të ishte aty për të dëgjuar hallet e minatorëve.

 “Edi ti nuk je i rrjedhur, po ti je i trembur, i tmerruar.Hajde këtu mos dil me Lamborghini-n e Noizy-t”, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë