Sali Berisha tha përmes një konference për mediat se ndërkombëtarët duhet të ndalojnë çdo ndërhyrje të Edi Ramës në punët e Kosovës.
“Shpreh vlerësimin dhe mbështetjen time për kërkesat e autoriteteve të Kosovës për hetim ndërkombëtar. E konsideroj shumë të domosdoshme që akti terrorist, të cilin Edi Rama nuk e shqipëroi kurrë si të tillë. E quajti akt kriminal. Fillimisht nuk shprehu as ngushëllime për Afrim Bunjakun.
Nuk drejtoi kurrë dorën drejt Vuçiçit. Edhe pasi shpalli zinë kombëtare, Vuçiçi nuk ekzistonte në fjalorin e tij.
Hetimi ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm për të ndërtuar qëndrimet, për të vendosur sanksionet ndaj Vuçiçit dhe Serbisë si një mjet i domosdoshëm për ta bërë më realist Beogradin ndaj zhvillimeve në rajon.
Ndërsa thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar është: të ndalojë çdo ndërhyrje të Edi Ramës në punët e Kosovës se i ka me qëllimet me të liga, destabilizuese, synon ndarjen e Kosovës dhe mbijetesën e tij si një njeri që është i rëndësishëm për zgjidhjen e problemit”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.