Politike

Berisha: Mungesa e deputetëve të shtunën nuk cënon bashkëpunimin në parlament

Sali Berisha ka mohuar që bojkoti i grupit ‘Bardhi’ në Kuvendin Kombëtar të së shtunës të ndikojë në marrëdhënien e re që grupi parlamentar ka krijuar në Kuvend.  

“Kjo është e sigurt. Por ky proces që ndodh nesër, është proces statusor dhe një proces që ka një qëllim madhor, të përcaktojë për çdo demokrat, të qartë, projektin tonë…

…Dëshira është që deputetët të jenë në Kuvendin Kombëtar, por bashkëpunimi do të vazhdojë sikur kanë qenë në sallë.

…Strategjia jonë në parlament vazhdon ajo me skenarët që patë ju dhe që i mori vesh e gjithë bota skenarët tanë.

Skenarët tanë janë thirrje për shqiptarët, thirrje për komunitetin ndërkombëtar të shpëtojmë pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri.

Por, mund t’u them dhe tjetrën, ka një ligj sot në fuqi dhe Edi Rama e shkelmon, nuk e respekton. Ka një nen Kushtetute, Edi Rama e shkelmon atë.

Ai nuk lejon kontrollin dhe ne do bëjmë gjithçka që qytetarët të ushtrojnë kontrollin.

Do bëjmë gjithçka, do ketë një lëvizje të padiskutueshme të mosbindjes civile”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë