Shqipëria luan nesër ndeshjen e fundit në grup në Ligën e Kombeve, përballë Bjellorusisë. Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Edi Reja, ku nuk i ka shpëtuar pyetjeve për golin e pësuar nga mesfusha, ndërsa thekson se ajo ishte e vetmja mënyrë që Kazakistani të shënonte..
KUNDËRSHTARI- Nuk mendoj se ishin në vështirësi të madhe. Nuk e patëm ndjesinë që Kazakistani mund të shënonte. Duhet të bëjmë më mirë dhe të korrigjojmë gabimet që kemi bërë më herët. Ndeshja që zhvilluam atje ishte pozitive dhe mendoj që na jep mundësi edhe për këtë ndeshje.
GOLI I PËSUAR DHE DEKLARATA E ROY KEAN: Një gol që mund të ishte i evitueshëm. Nuk rri shikoj çfarë kanë shkruar dhe çfarë kanë bërë. Vendosja ime ishte më e lartë se duhet. E di ku ishte gabimi. Kazakistani nuk mund të na rrezikonte ndryshe, ajo ishte e vetmja mundësi.
SITUATA– Sfida me Kazakistanin ishte shumë e rëndësishme, ishte një hap i mbarë. Fillimi i mbarë, ishte gjysma e punës. Unë mendoj që kualitetin e kemi, duhet të jemi të qetë.
VENDI I PARË– Kemi kualitet më të lartë se ekipet e tjera. Duhet të futemi të qetë për të fituar ndeshjen. Gjithë çunat janë të vetëdijshëm që duhet të japim maksimumin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




