Politike

Berisha me prodhuesit e bimëve mjekësore: Nëse Amerika nuk heq tarifat, do ju kompesojmë ne

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i PD, Sali Berisha iu premtoi prodhuesve të bimëve medicinale se do të negociojë me qeverinë e SHBA-së për zero tarifa.

Por, nëse kjo nuk do pranohet nga Shtëpia e Bardhë, atëherë ai tha se do kompesojë plotësisht tarifën e eksportit.

“Ne do të vendosim zero tarifa me kërkesën që qeveria amerikane të na përgjigjet edhe ne me tarifat zero. Supozojmë se qeveria amerikane, për arsyet e veta, nuk e adapton këtë, ne do t’ju kompensojmë plotësisht tarifën e eksportit të vendosur nga vendet ku ju eksportoni”,tha ai.

Ai gjithashtu premtoi se PD do angazhojë një ekspertizë shkencore për të fuqizuar sektorin e bimëve aromatike dhe shtoi se do ofrohen kredi të buta në të cilat qeveria do të mbulojë 80 për qind të interesit, sipas sektorëve.

“Prodhimet më të famshme tonat janë bimët aromatike dhe etero-vajore, më të pëlqyerat, më të preferuarat në tregjet ndërkombëtare. Kjo nënkupton që ne këtij sektori do i vëmë një rëndësi shumë të madhe. Do krijohen lehtësi të mëdha logjistike të grumbullimit të këtyre bimëve. Do krijohen lehtësi të mëdha për industrinë e përpunimit të tyre në vend”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë