Nga Gazeta 'Si' - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar në konferencën e sotme për mediat se protesta e radhës në Tiranë do të zhvillohet më 26 nëntor.
"Me datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët me datë 26, marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Ora do të njoftohet. Nuk ka tërheqje. Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë", tha Berisha.
Kjo protestë që sipas ish-kryeministrit do të jetë e organizuar në formën e një marshimi do të zhvillohet vetëm një javë pas asaj të mbajtur para Parlamentit më 19 nëntor, ditën kur u votua buxheti për vitin 2025.
Protesta e PD njoftohet vetëm një ditë pasi Gjykata Kushtetuese, e cila i cilësoi legjitime veprimet e SPAK dhe GJKKO-së për caktimin e masës së sigurisë "detyrim paraqitje", e para që drejtësia vendosi për Sali Berishën.
Ndërkohë sot Kushtetuesja sqaroi se ankimi për masën e sigurisë "arrest shtëpie" që ish-kryeministri ka bërë do të shqyrtohet në datë të mëvonshme sipas afateve ligjore të përcaktuara qartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.