Politike

Berisha: Më 22 dhjetor protestë kombëtare

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi se më 22 dhjetor opozita do të mbajë protestë kombëtare.

Pas ‘Foltoreve’ të përjavshme, Berisha tha se në këtë protestë do të kërkohet ngritja e një qeverie teknike.  

Duke folur në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha paralajmëroi demokratët të dalin anash ose të tërhiqen nëse nuk i përgjigjen dot thirrjes për protestë kombëtare më datën 22 Dhjetor

“Është sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri që nuk lejon zgjedhje. Kush është në lartësinë e këtij misioni angazhohet, kush nuk i përgjigjet dot del anash, kush nuk do të ndihet misionar tërhiqet, por kjo rrugë është vendimtare për opozitën shqiptare

Mendoj se data 22 Dhjetor të jetë data e protestës së parë të përgjithshme kombëtare dhe ne duhet ta kemi të qartë se kryefjala e axhendës sonë do të jenë vetëm protestat, nuk ka më asnjë shpresë përveç protestave”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë