Politike

Berisha mbledh Këshillin për Presidentin, Alibeaj thërret deputetët të hënën

Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike u mblodhën në selinë blu një ore para se Sali Berisha të mbledhë Këshillin Kombëtar për të diskutuar mbi kandidaturat për kryetarin e Këshillit dhe Presidentin.

Një nga emrat per kryetar është Edi Paloka, i cili e ka mbajtur edhe më herët këtë detyrë. Emri tjeter eshte Eleni Qirici

Një tjetër temë që do të diskutohet në Këshill, është dhe ajo e Presidentit të ri.

Më herët, Berisha deklaroi përmes një konference për shtyp se procesi është i diskretituar duke mos lënë mundësi hapësire për një proces negocimi nga ana e PD, të paktën nga komisioni i Rithemelimit.

Por ndryshe nga Rithemelimi, Enkelejd Alibeaj në anën tjetër ka njoftuar mbledhjen  e grupit parlamentar të PD-së po për cështjen  e Presidentit.

Ai ka informuar deputetët se të hënën në orën 14:00, do të zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar në selinë e Partisë Demokratike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë