Politike

Berisha: Mbështesim protestën e pedagogëve, Rama tu plotësojë kërkesat  

Në një prononcim për mediat, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se do të mbështesë protestën e sotme të pedagogëve.  

“Shpreh mbështetjen për pedagogët dhe studentët, që janë ngritur për kërkesat më elementare, për të drejtat më elementare. Për rroga, autonomi dhe kërkimet shkencore.

I kërkoj Edi Ramës të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve. Ajo nuk është grevë e PD, është grevë e sindikatave. Por PD si forcë që mbështet çdo kauzë të drejtë, do bëjë gjithçka për prevalimin dhe respektimin e të drejtave dhe kërkesave të tyre”, tha ai. Berisha njoftoi gjithashtu se  PD po organizohet për protesta, duke iu referuar edhe takimit që ai zhvilloi me krerët e degëve të PD-së në Tiranë.

“PD po i përgatit protestat. Mbrëmë u bë mbledhja me të gjithë kryetarët e degëve dhe forumit rinor për Tiranën dhe u dhanë udhëzimet për një përgatitje intensive.

Do vazhdojnë takimet me partnerët, aleatët, me Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë.

PD do jetë në protestë, në protestë, në protestë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë