Politike

Berisha: Masa detyrim paraqitje, krim kushtetues, por do e respektoj!

Nga Gazeta ‘SI’- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë pwr mediat, tha se do ta zbatojë masën e vendosur për “detyrim paraqitje”, por shtoi se është një krim kushtetues.

Ndër të tjera Berisha tha se masa është vënë pasi ai po sulmon SPAK dhe GJKKO.

“Mësova më vonë dhe dua t’ju konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Skapistët të tmerruar nga krimi i tre kanë kryer një krim tjetër. Kanë kërkuar vendosen e masave të sigurisë sepse Berisha po sulmon SPAK dhe Gjykatën, Irenën dhe Dumanin. Zbatuan urdhrin e Edi Ramës pasi janë tmerruar nga denoncimet nga vjedhjet që kanë bërë. Të kesh 3 banesa me rrogë shteti dhe të banosh në një të katërt, e kuptoni vetë ju çfarë po ndodh, e merrni me mend se si janë larë paratë me thasë. Këtë mësova unë. Do paraqitem të hënën“, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së sulmoi edhe kryeprokurorin Altin Dumani, për të cilin tha se po mbron krimin elektoral të mazhorancës.

“Altin Dumani është po aq kriminel elektoral sa Taulant Balla, Damian Gjiknuri… ka mbyllur dosjet e krimeve elektorale, e vrasësve serial. Ndërsa Rama do më çdo kusht që partia e tij të vazhdojë të jetë në pushtet, se i dalin të gjitha krimet pastaj”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë