Gazeta Si – Ashtu siç ka ndodhur edhe herët e kaluara kur ka zbatuar masën e sigurisë, kryedemokrati Sali Berisha ka lexuar para SPAK përgjime, të cilat sipas tij i përkasin hetimeve të kryera për ministrin Taulant Balla.
Berisha lexoi komunikimet ku thuhet se anëtarë të bandave kriminale i vendosën ultimatum Ballës që të plotësonte kërkesat e tyre përndryshe nuk do kishte vota për PS-në në zgjedhjet parlamentare të 2021-it.
“Më 2020-ën, Target njofton pinin se të gjithë e kanë bllokuar Taon duke i thënë se nëse nuk ua rregullon atë që i kanë kërkuar, nuk e ka mbështetjen e tyre. Më datë 24 mars Target njofton të njëjtin pin se e kanë informuar Taon se nuk do të ketë vota për ta nëse nuk ua zgjidh atë që i kanë kërkuar, – tha Berisha. – E kuptoni ju qytetarë se ku vendoset fati i zgjedhjeve? Vendoset në klanet më mafioze. Këtij ultimatumi Tao i ka thënë: Nesër ndodh! Pra të gjitha urdhërohen nga bandat. Ultimatumit të bandave “ose vepro, ose nuk do ketë zgjedhje”, Tao u përgjigjet: Nesër ndodh. Këto janë dosjet e shëmtuara të krimit elektoral mbi të cilat flen SKAP-i partisë”- deklaroi kryedemokrati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



