Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka zbuluar se drejtuesi i fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita, do të jetë i pranishëm në nisjen zyrtare të fushatës.
Ai shtoi se lajmet se LaCivita është larguar, janë përhapur sipas tij nga zyra e Kryeministrit Rama.
“Do jetë pa diskutim, siç ju kam thënë. Do jetë në hapjen e fushatës, këtu është përfaqësuesi i tij, jemi në lidhje. Këto lajme i përhap zyra e Edi Ramës, aq i tmerruar është ai njeri. Për t’u dhënë zemër të vetëve, u thotë që iku nuk është më.
Skenarin do e mbajmë surprizë”, tha Berisha ndërsa nuk ndau shumë detaje nga e hapja e fushatës që do mbahet të premten (11 prill).
Ai komentoi edhe deklaratat e shefes së politikës së jashtme në BE, Kaja Kallas të mbajtura një konferencë me kryeministrin Rama.
Berisha u shpreh sipas tij, se ato që thotë Rama për integrimin në BE janë mashtrime ndërsa theksoi se Kallas.
“Zonja Kallas tha se Shqipëria ka ambicie, që është mashtrim i Edi Ramës, por kjo është një rrugë e vështirë që do reforma. Ajo nuk investoi asnjë nonagram në zotimet e Ramës. I tha edhe tjetrën që është rrugë gjithëpërfshirëse.
Rama u përpoq ta asociojë mashtrimin e tij me praninë e përfaqësueses së lartë të politikës së Jashtme të BE zonjës Kallas, por ajo mbajti vendin e vet dhe qëndrimin e vet.
Ajo u tha shqiptarëve që ‘unë nuk ka punë me ato që thotë ky’, ato janë ambiciet e tij, mashtrimet e tij, por s’mund ta thoshte mashtrime se e kishte ne krah”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.