Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i PD-së Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin të gjithë në shesh në protestën që PD do të organuzizojë duke shtuar se regjimi i Ramës duhet rrëzuar.
“Kupa e Edi Ramës është derdhur prej kohësh. Ndaj dhe sot më shumë se kurrë duhet të jemi në atë bulevard, në ato rrugë, në ato sheshe për të përcjellë mesazhin tonë se ne nuk pajtohemi kurrë me një organizatë hajdutësh, që u ka vjedhur shqiptarëve shuma përrallore të buxhetit, pasuri të pafundme publike, ka vendosur ligjin e mafies dhe tani do me çdo kusht t’u vjedhë të ardhmen evropiane.
Prania jonë sot është mesazhi më i shkëlqyer, është mesazhi më dinjitoz që ne u përcjellim shqiptarëve në Shqipëri dhe të katër anët e dheut, por që ne u përcjellim edhe miqve tanë të vërtetë në BE, SHBA dhe kudo që janë”, tha Berisha.
Sipas tij, vizita e Ramës në Bruksel është kthyer si ajo e një narkodiktatori që mori kartonin e zi nga ndërkombëtarët, për shkak të situatës ku e ka futur vendin me skandalet e korrupsionit dhe vjedhjes së parave të shqiptarëve.
“Sot në Bruksel përfaqësuesit e vendeve më të mëdha të Europës patën para tyre narko-diktatorin e parë të kontinentit, Edi Ramën.
Patën para tyre njeriun që për vjedhjet e tij dhe organizatës kriminale, është i aftë dhe i gatshëm në papërgjegjshmëri të plotë, të shkelmojë dhe interesat më jetike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Patën para tyre njeriun, i cili i detyroi përfaqësuesit e vendeve kryesore të BE t’i nxjerrin jo kartonin e kuq, por kartonin e zi.
Mundësinë e shpërbërjes së plotë të udhëtimit tonë 32-vjeçar drejt BE”, deklaroi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



