Nga Gazeta ‘Si’– Dorëzimi i çelësave të Partisë Demokratike nga Gjykata e Apelit nuk përbën arsye që SHBA të ndryshojë qëndrim për Sali Berishën.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara deklaroi se për ta asgjë nuk ka ndryshuar dhe kreu i PD vijon të konsiderohet non-grata. Ndër rreshta, selia diplomatike e Uashingtonit, lë të kuptohet se qëndron në kontakt me të tjerë persona mes demokratëve, të cilët i konsideron të përshtatshëm dhe me integritet moral.
“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: Ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA. Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, deklaroi Ambasada Amerikane.
Non grata nga SHBA ishte arsyeja që Lulzim Basha largoi Berishën nga Partia Demokratike, vendim që u pasua nga beteja e ish-kryeministrit për të rimarrë drejtimin e PD-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



