Politike

Berisha: Krimi zgjedhor është krim kushtetues qeveritar

Nga Gazeta ‘Si’– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për gazetarët lidhur me zgjedhjet e 11 majit si edhe rinumërimin e votave të kandidatëve në disa qarqe të vendit.

Berisha u ndal të rinumërimi i qarkut Fier, nga ku kandidatja Zegjine Çaushi humbi mandatin për 10 vota, duke i dhënë mandatin kandidates Maldrita Bardho.  Por kjo e fundit nuk e pranoi  mandatin duke ia rikthyer sërish Zegjinesë.

Lidhur me këtë Berisha u shpreh: “E patë si i kaloi asaj tjetrës së i duhet Zegjineja. Shikoni se çfarë janë, nuk ka rëndësi vullneti, nuk ka fare rëndësi qytetari. Qytetarët votuan për atë zonjën tjetër. Brenda 5 orëve mandatin e saj e bënë të paqenë.  E kthyen tek Zegjineja. E kthyen por dolën lakuriq para botës, ja se ç’janë, ja si votuan, ja si i numëruan.”

Ai gjithashtu ritheksoi se këto zgjedhje sipas tij ishin një farsë dhe u zhvilluan nën ndikimin e bandave.

“Krimi zgjedhor është krim kushtetues qeveritar, dhe qytetarët në një terror nga një anë të bandave në pushtet, nga ana tjetër të bandave në terren ndaj dhe është detyrë e çdo shqiptari të kontribuojë që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë”, shtoi kreu demokrat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë