Politike

Berisha: Kreu i SPAK, mercenar! Të martën vijojmë me mosbindjen civile

Nga Gazeta ‘Si’ – Gjatë daljes për media këtë të premte, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët lidhur me protestën e 29 Nëntorit ku theksoi se nuk do të heqin dorë nga mosbindja civile.

Ai theksoi se plani A dhe B i tij është mosbindja civile dhe qeveria teknike.

“Çdo shqiptar e ka të qartë se kemi të bëjmë me farsë fushatë. Plani B dhe plani A i Sali Berishës është mosbindje civile dhe qeveri teknike. U bëj thirrje shqiptarëve në New York dhe kudo që janë të përdorin vezë dhe domate kundër kreut të narkokrimit shqiptar që shkon për të kërkuar votën e tyre”, deklaroi ai.

Ndërsa e quajti mercenar kreun e SPAK Altin Dumanin, kreu i PD u shpreh se “Një njeri me 20 deputetë nuk mund të kalojë kurrë një ligj në parlament”.

Së pari, garantoj çdo shqiptar se kurrë nuk do të mbroja një akt korruptiv nga cilido që të ishte. Por, kurrë nuk pranoj dot akuza politike ndaj cilitdo qofshin ato. Unë do ndalem vetëm në dy prej tyre më kryesore. Siç keni lexuar ju dhe unë, Altin Mercenari shkruan në paçavuren e tij se Monika Kryemadhi dhe Meta kanë favorizuar biznesmenin Shatku me një linjë intekonjeksioni.

Por çfarë thotë dokumenti, çfarë thotë korrespondenca e Monika Kryemadhit me Shatkun?
Zonja Kryemadhi i thotë Shatkut në mesazh se unë e takova zotin Rama dhe e pyeta se çfarë po bën me problemin e Shatkut. Edi Rama m’u përgjigj, bëjeni urgjent.

Dhe Shatku ia kthen, ky është lajmi më i mirë i vitit. Në këtë rast kuptojmë që ka një raport Kryemadhi-Shatku-Rama dhe del shumë qartë se dhuratëmadhi është Rama. Ndaj dhe Shatku shprehet se ky është lajmi i vitit për mua. Tani, a mund të pranojë ndërgjegjja njerëzore një akuzë të ngritur ndaj Kryemadhit dhe Metës dhe jo ndaj Edi Ramës, dhuratëmadhit? A mund të pranosh, në qoftë se ka korrupsion, po diskutojmë ato që kanë dalë? A mund të pranosh akuzën për një përpjekje që ka bërë, me vendim këta hoqën dorë nga ajo vilë dhe nuk e morën”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë