Politike

Berisha paralajmëron ngujim në Kuvend nëse nuk hiqet imunitet i Ballukut

Nga Gazeta ‘Si’- Sali Berisha iu drejtua mbështetësve të tij me një thirrje për t’u bashkuar në protestë ditën që do të paraqitet në Kuvend kërkesa për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në konferencën e përditshme për media kreu i PD tha se shqiptarët duhet të jenë para parlamentit për të mbrojtur sipas tij Kushtetutën, ligjin dhe dinjitetin kombëtar.

“Është detyra jonë, është misioni ynë, misioni i qytetarëve shqiptarë të mos pranojnë kurrë t’u mbyllen dyert e Europës nga një kryehajdut i kombit në historinë e Shqipërisë.

Ndaj dhe sot më shumë se kurrë nevojitet të bashkohemi kundër këtij rreziku të jashtëzakonshëm për fatin tonë, për të ardhmen tonë.

Për sa kohë është BE e ardhmja më e mirë dhe fati më i madh i shqiptarëve është anëtarësimi në BE.

Nuk mundet kurrë një njeri për interesa personale të na mbyllë dyert”, tha Berisha.

Berisha tha se shumë deputetë kanë shprehur dëshirën për akte sublime deri në ngujim dhe grevë urie nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut. Por shtoi se këto hapa do merren në momentin e duhur.

 “E vërteta është se deputetët prej kohësh kanë shprehur vendosmërinë që të kalojnë dhe në akte sublime, grevë urie.

Dhe asgjë nuk përjashtohet. Por, por, gjithçka do të ndërmerret, ky hap, në momentin e duhur.

Mendoj se fjala e sovranit është çështja kryesore në rendin e ditës, sovrani duhet të flasë sepse kjo që po ndodh me shqiptarët është e pashembullt në histori”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë