Sali Berisha mblodhi strukturat drejtuese të Tiranës me kandidatin Belind Këllicin ku nuk la pa komentuar hapjen e fushatës nga kryeministri Edi Rama. “A e patë si e nisi fushatën sot? Me nomenklaturën. Kishte mbledhur nomenklaturën më të ngushtë, deputetë, ministra dhe u mbante fjalim atyre. Më kujtoi një gjë që nuk ka shumë krahasim, por edhe të krahasueshme.
Vladimir Putin priti para 1 jave dy ambasadorët kryesorë të SHBA dhe BE-së dhe i kishte vendosur 70 metra në distancë nga frika. Edhe ky nga frika, qytetar asnjë, sikur fushatën e bënte vetëm për nomenklaturën dhe jo për qytetarin.
Pavarësisht se çfarë funksionesh ke, paranoja ka forma të njëjta. Hapi fushatën me nomenklaturën e tij, u mbante fjalime Belindës, Spiropalit, Ulsi Manjes dhe ata duartrokisnin. Nuk kisha parë ndonjëherë komedi si kjo.
Pra, dy botë, njëra e shpresës e optimizmit, e kandidatëve të lirisë.
Belind Këlliçi është kandidati më i shkëlqyer që i është ofruar ndonjëherë qytetarëve të Tiranës. I ka kompleksuar në mënyrë të tmerrshme.
Ju e keni vënë re, se si janë mobilizuar, ose të fshehin fushatën e Belindit, takimet e tij të njerëzishme me qytetarët, programin e tij të shkëlqyer, ose të përpiqen të hyjnë në autobusin e tij. Kaq shumë merren me autobusin sa që janë të gatshëm të hyjnë dhe pasagjerë të tij”, tha Berisha.
Më tej ai shtoi: “I çmendi fare, i çmendi autobusi. A e keni vënë re dhe përtypin gënjeshtra. Pra Edi Rama nga një anë fushatë me nomenklaturën mëkatare, mëkatarët më të mëdhejn. Organizatë kriminale është qeveria e tij, e faktuar me djegësat, me shumë afera të tjera. Nga ana tjetër shohin epërsinë e tmerrshme të kandidatëve tanë, të Belindit në Tiranë, Bardh Spahisë në Shkodër, i cili 1 vit, por bashkia e Shkodrës është si me qenë bashki e një shteti tjetër krahasuar me bashkitë e tjera. Bashki e transparencën, bashki e përgjegjshmërisë, e qytetarëve.
Po kështu Luçiano Boçi, ju e parë Elbasanin si ishte, një frymë, një entuziazëm i paparë ndonjëherë.
Igli Cara. Dhe nëse e keni vënë re ju, kandidatët tanë në çdo studio televizive janë me një epërsi të pakrahasueshme. Po pse? Sepse thonë të vërteta dhe kanë sensin e qytetarit. Shkojnë aty jo si përfaqësues të nomenklaturës mafioze, por përfaqësues të qytetarëve. Këto janë të vërtetat.
Pra kemi një start që nuk e kemi patur që nga viti 1992”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.