Nga Gazeta ‘Si’- Lajmi se pasi zhvilloi sërish një tjetër takim në Bashkinë e Tiranës, kryeministri Edi Rama po niset drejt paraburgimit të Durrësit për të takuar Erion Veliajn, shkaktoi debate në Kuvend.
Nga foltorja e Kuvendit kreu i PD Sali Berisha kërkoi që Rama të kthehej në Kuvend.
“Kërkoj rikthimin urgjent në Parlament të ‘padrinos’, i cili po shkon në Durrës për t’i dërguar Pojën, Troplinin në qeli Erion Veliajt që t’ia mbyllë gojën”.
Menjëherë pasi dha këtë deklaratë në foltoren e Kuvendit, kryeparlamentarja Erisa Spiropali e ndërpreu menjëherë Sali Berishën, duke thënë: “Kjo nuk është për procedurë. Keni fjalën e regjistruar dhe mund të flisni për projektligjin. Jo për procedurën. Mos guxoni më ta keqpërdorni foltoren e Kuvendit”.
Kur deputetët demokratë iu afruan foltores për ta kundërshtuar, Spiropali kërkoi 5 minuta pushim.
Ndërkohë nga jashtë parlamentit, sipas Berishës, dërgimi në Durrës i Erjon Veliajt është për t’i mbyllur gojën, sikurse bëri me Lefter Kokën.
“E ka bërë me Lefterin e çoi Lefterin në Durrës e la aty dhe fol Lefter po deshe dhe Lefteri nuk flet. Të njëjtën gjë po i bëjnë dhe Erionit. Unë nuk kam parë asnjë militant të PS-së, por policë dhe rrogëtarë dhe kjo është e dënueshme.Protesta e demokratëve është një konferencë shtypi aty. Kurse ky dërgoi policinë bashkiake e dënueshme në çdo gjë. Të armatosur rrethuan skapin në mënyrë që po të merrnin urdhër. Por tronditës është fakti që e ka dërguar në Durrës dhe do i dërgojë “poem” që t’i mbyllë gojën funksionon në një kod mafioz të tmerrshëm”.
Berisha paralajmëroi se ka të dhëna të tjerat të cilat do t’i publikojë më vonë teksa nakzuoi bashkëshorten e kryebashkiakut Veliaj sie ishte në garë me atë të Asadit në Siri.
“Kam të dhëna të thjerra që do i dëgjoni, se duket që Velica ka bërë garë me Lajla Asadin, 1 mln euro e kishte garderobën Lajla Asadi. Ia numëruan kur shkoi në Moskë dhe aq e kishte 867 mijë euro del e Erjon Velisë, por qindra artikuj janë përjashtuar nga skapi”, tha Berisha në një deklaratë për mediat para se të hynte në seancën e Kuvendit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.