Politike

Berisha kërkon interpelancë në Kuvend me kryeministrin Rama (më 21 qershor beteja për mandatin)

Sali Berisha ka paraqitur një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, “për tenderat e përfituar nga familjarët e tij dhe për tenderat secret”. Kërkesa është dorëzuar këtë të hënë, por nuk është përfshirë në rend dite për të mërkurën nga Kryetarja e Kuvendit.

Sipas rregullores deputeti kërkues, në këtë rast Sali Berisha, ka te drejtën e paraqitjes se interpelancës, duke e lexuar nga salla e Kuvendit të Shqipërisë.

Sali Berishës ndërkohë i përfundon mandati në 21 qershor, pasi ka 6 muaj pa qënë në Kuvendin e Shqipërisë.

Mbetet për t’u parë sesi do të interpretohet mungesa e tij, nëse do të konsiderohet me apo pa arsye. Sali Berisha mbetet në arrest shtëpie qysh prej dhjetorit të vitit të kaluar


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë