Politike

Berisha-kandidatëve: Primaret s’u bënë për të qenë në lista të sigurta! Pragu nuk është kusht

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së Sali Berisha, i pyetur nëse fituesit e primareve do të jenë në lista të mbyllura, u përgjigj duke thënë se gara nuk është bërë për këtë qëllim.

Berisha u shpreh se “në përpilimin e listave të mbyllura ka disa faktorë që ndërhyjnë” dhe se ky do të jetë një kriter i rëndësishëm gjer në kuota.

“Kjo garë nuk është bërë për të qenë në lista të sigurta. E sigurt është ai që merr më shumë vota do të jetë në Kuvendin popullor. Por, pa diskutim, në përpilimin e listave të mbyllura ka disa faktorë që ndërhyjnë. Por, a do të jetë ky kriter për përfshirjen e të tjerëve?

Po, do të jetë një kriter i rëndësishëm gjer në kuota. Megjithëse ju e patë që ka zonja që kanë marrë vota shumë lartë, dmth nuk ka asnjë vështirësi”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se “proces të përsosur nuk ka dhe nuk mund të ketë”, ndërsa u kërkoi “ndjesë të gjithë atyre që u paraqitën për të votuar dhe nuk votuan dot për shkak të listës ose mungesës së dokumenteve”.

I pyetur nëse të gjithë ata që nuk kanë arritur pragun në primare s’kualifikohen, Berisha tha se pragu nuk është vendimtar për të qenë ose jo në listë.

“Sepse në varësi të kritereve që thashë më sipër edhe ky që është mbi prag zbret nën prag. Nuk merret dot. Sa vende që mbeten bosh nëse nuk plotësohen mbi pragun merren nën pragun”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë