Politike

Berisha ka një mesazh për administratën dhe policinë

Nga Gazeta ‘Si’- Gjatë takimit elektoral në Librazhd, kreu i PD Sali Berisha kishte dhe një thirrje për punonjësit e policisë dhe të administratës.

Ai u kërkoi punonjësve të policisë që të mos zbatojnë urdhra që ai i cilësoi si të dhëna nga komisarë që, sipas tij, bashkëpunojnë me banda.

“Kam një thirrje për policinë, mos shkelmoi mbi djersë, punë tuaj, ju garantoj që pas 11 majit, çdo orë e tyre do paguhet. Mos zbatoni urdhra kriminelësh, komisarësh që bashkëpunojnë me bandat, respektoni ligjin,” u shpreh ai.

Ndërkohë iu drejtua edhe punonjësve të administratës, duke i ftuar të qëndrojnë të palëkundur dhe të mos bëhen patronazhistë, pasi sipas tij do të ndiqen si terroristë elektoralë gjatë gjithë jetës së tyre.

“Një thirrje kam për punonjësit administratës, qëndroni të palëkundur, shërbëtor të qytetarëve, mos u bëni terroristë patronazhistë, se ju garantoj që do ndiqen si terroristë elektoral gjithë jetën e tyre.”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë