Politike

Berisha ironizon mbledhjen e grupit të PS me rektorin e UBT: Rrëfim në strofullën e hajdutëve

Nga Gazeta ‘Si’- Të turpshme, e cilësoi kryedemokrati Sali Berisha mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku u dëgjua rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku.

“Sallaku u fut në strofullën e hajdutëve”, tha Berisha, duke iu referuar mazhorancës.

Sipas tij, përmes kësaj ngjarje, Rama “po përpiqet të mbulojë jo vetëm djegësin e Tiranës që kushton 130 milionë euro, por mungon laboratori që kushton 30 milionë.”

“Nëse i thuhet dikujt që sot mazhoranca mblodhi grupin parlamentar për të dëgjuar rektorin e një universiteti, të cilit i janë lëshuar mandat arresti për një laborator që nuk ekziston dhe para të shpenzuara askush nuk mund ta besojë, por ja që kjo ndodh.

Rama përpiqet të mbulojë diellin me shoshë. Duke shfrytëzuar një dosje që në përpjesëtim janë shuma të vogla, e përdor këtë për të mbuluar. Nuk mungon vetëm djegësi i Tiranës që kushton 130 mln, por mungon edhe laboratori që kushton 30 mln lekë.

30 mln me aferën e 5D, me aferën e Lajla Assadit që shkon vetëm gardëroba 870 mln euro, me 5D dhe pallatet, me Bushkën. Rektori e përleu keq universitetin. Të mendosh të shpëlash apo të qash një aferë në rifurxhon e hajdutëve duhet të mendosh 5 herë që të futesh aty”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë