Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me Ëngjëll Agaçin, për të cilin Rama thotë se është në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Por ndryshe pretendon Sali Berisha, i cili shprehet se e kanë fotografuar nëpër kafene në Romë.
Berisha deklaron i bindur se Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit i kanë konfiskuar laptopin, ndërsa thotë se nëse ai është i sëmurë “Rama le të publikojë spitalin ku ai po kurohet”.
“Ai ka një muaj që është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinike, përkundrazi nga Roma vijnë foto nëpër kafene. Por po të ishte e vërtetë, ai tregon spitalin, kliniken.
Të pyes Edi Ramën, por kur hoqe zorrën qore ç’të shtyu të publikosh foton ditën e parë. Pse ti operacionin nuk e mbajte sekret, kurse tani për Agaçion sekret spitali, sekret largimi”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




