Futboll

Berisha i pakalueshëm dhe Ismajli një mur, dy kuqezinj trondisin kampionët e Italisë

Gazeta Si – Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli do të vijnë në Kombëtare super të motivuar. Dy lojtarët e Empolit ishin sot ‘heronj’ të skuadrës së tyre në fitoren 0-1 në fushën e Napolit, sidomos portieri kuqezi. Berisha ka marrë edhe vlerësimin më të lartë, duke u shpallur ‘lojtari i ndeshjes’.

Empoli mundi kampionët në fuqi në ‘Maradona’, me një gol të Kovalenkos. Napoli nuk bindi në lojë as me futjen në fushë të Kvaratskhelias, duke hasur vështirësi për të çarë murin e ngritur nga Ismajli, Luperto dhe një super Berisha. Në shtesë erdhi goli i Kovalenkos, që e nxjerr Empolin nga zona e rënies dhe rikthen makthet për trajnerin Rudi Garsia, në prag shkarkimi.

Notat e dy lojtarëve të Kombëtares:
Ismajli 6.5
– “Bashkë me Luperton e mbyllën Simeonen në një morsë. Mbylli çdo rrugë të mundshme furnizimi për sulmuesin e Napolit dhe kontribuoi për blindimin e portës së Berishës”.

Berisha 7.5 – “Dy pritje vendimtare në pjesën e parë dhe po kaq edhe në të dytën, mes të cilave ai refleks me këmbë ndaj Kvaratskhelias, që ishte edhe kthesa e ndeshjes. Dy minuta më pas erdhi goli që çoi Empolin në parajsë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë