Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u pyet nëse do të ulet në tryezë me kryeministrin Edi Rama për të bërë ndryshime në Kushtetutë, pasi PS ka kërkuar ulje të numrit të bashkive dhe uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101.
Berisha tha se do të ulej në tryezë me Ramën nëse parlamenti do të bëhej me dy dhoma: senatin, dhoma e lartë dhe dhoma e Parlamentit.
“Ka dhe një mënyrë tjetër që është e kahershme, është 25, 30 vite më parë qe vendi të bëhet me dy dhoma.
Të ketë dhomën e lartë senatin dhe dhomën e parlamentit. Unë jam dakord për këtë, sepse sado pak por nëse e ndërton senatin jo si një institucion bllokues, por si institucion frenues atëherë i bën të mirë vendit. Senati është i dobishëm… nëse është problem për të përcaktuar senatin e republikës në Kushtetutë po jam gati. Nuk kemi asnjë kompleks ne, sepse besojmë se është një institucion i dobishëm, jo duke rënduar buxhetin e taksapaguesve”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



