Politike

Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së Sali në takimin e mbajtur me Federatën e opozitës së Bashkuar hodhi akuza të forta ndaj qeverisë.

“Fuqia e drogës në regjimin e Edi Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve. Qeveria gjen gjithë çfarë lloj formash, që të fitojë zgjedhjet. Një qytetar më tha se i është dhënë 1000 euro për votën. Edi Rama është përfaqësuesi kryesor i karteleve të drogës. Ai mori masa dhe më të egra sesa Maduro i Venezuelës, ai arrestoi liderët e opozitës dhe i vuri në ndjekje penale.

Me paratë e veta apo të drogës, organizoi mbi 4.000 aktivitete, që ndalohen me ligj të mbahen. Shpërndau legalizime, fali gjoba, vetëm që të fitojë zgjedhjet. Zgjedhjet Edi Rama i fitoi nga droga, i fitoi duke përdorur gjitha resurset e shtetit, njësoj si në kohën e partisë-shtet, i fitoi duke trembur zgjedhësit”, tha Berisha.

Më tej, Berisha deklaroi se raporti i OSBE ODIHR i shpalli zgjedhjet si zgjedhje të partisë-shtet.

“Edi Rama kërcënoi diplomatin që vëzhgonte ekipin e vëzhguesve. Igli Hasani thirri në zyrë kreun e vëzhguesve dhe i tha se ku i bazon këto të dhëna që keni shkruar. Raporti i OSBE ODIHR e thoshte se këto zgjedhje janë bërë si në kohën e partisë-shtet. Por zyrtari i huaj nuk u kërcënua. U bë përpjekje e madhe, që të ndryshohet raporti i OSBE ODIHR-it. Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka”, deklaroi Berisha.

Berisha u shpreh se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është këmisha e Edi Ramës, ndërsa u ndal edhe tek reforma territoriale.

“Edi Rama thotë se nuk mund të pezullohet ministri. Kushdo në botë që vjedh, futet në burg, absolutisht. Le të jesh ministër, çdo funksion le të kesh, nëse ke vjedhur, futesh në burg. Këta vetëm vjedhin, vjedhin dhe asgjë tjetër. Na duhet reformë territoriale. Tirana me një milion banorë ka katër bashki e Gjirokastra ka shtatë bashki. Në këtë reformë ne do japim kontributin tonë. Ne do synojmë ripopullimin e Shqipërisë”, deklaroi ai.

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, i pranishëm në këtë takim, deklaroi se sistemi aktual zgjedhor është toksik dhe i përgjigjet vetëm interesave personale të Ramës.

Sipas tij, opozita kërkon një konsultim të gjerë edhe me partitë e vogla, që reforma territoriale të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Sistemi zgjedhor aktual është toksik, ka nevojë për ndryshim. Ne duam reformë, për interesin publik. Ne do pranojmë edhe mendimet e partive më të vogla”, deklaroi Celibashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë