Nga Gazeta ‘Si’– Opozita do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Presidentin Bajram Begaj për ministren virtuale Diella, si dhe vendimin e sotëm të Parlamentit të miratuar vetëm nga shumica për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.
Gjatë fjalës së tij nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat, Berisha akuzoi Presidentin Begaj për dekretin e tij.
“Duhet ta nisim urgjentisht këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese, njerëz të papërgjegjshëm për detyrën. Të aftë të firmosin gjithçka. Nuk ndodh. Nuk besoj se ndonjë diktator tjetër të kishte këtë fuqi asgjësuese për kreun e shtetit”.
Vendimin e socialistëve për ndryshimin e Kushtetutës ai e ka quajtur një akt flagrant.
“Ndryshimet që iu bënë komisioneve përbëjnë një akt flagrant, ngushtojnë hapësirat e komunikimit të opozitës në ndërkombëtarët”, theksoi Berisha në hapjen e fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PD-së më selinë blu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



