Politike

Berisha drejt arrestimit, Meta: Antiligjore, po eliminohet opozita, pse nuk isha në protestë

Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, tha se dhënia e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës synon eliminimin e opozitës

"Vetë Berisha ka qenë i hapur të bashkëpunojë me drejtësinë. Ai ka kontestuar rrugën që është ndjekur, në mbrojtje të garancive që Kushtetuta i jep deputet, jo si privilegj por si mbrojtje që i jep Kuvendi.  Të gjithë e dimë që janë aplikuar standardet e dyfishta, në rastin e Berisha, që nuk është deputet i zakonshëm, është lider i forcës kryesore opozitare.

Votimit i sotëm shënon përshkallëzim të përpjekjeve për asgjësimin opozitës vendim antikushteues që kërkon të ktheje kohën e partisë shtet. Është pjesë e një programi për eliminimin e opozitës dhe instalimin e një opozite fasadë që i bën fresk dhe shërbime këtij regjimi

Pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e kuvendit. Akt antikushtetues që synon asgjësimin e opozitarizmit, shkel një sërë të drejtash që i garanton deputetit kushtetuta dhe praktikisht e pezullon deputetin nga detyra. Ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore synojnë minimin e llogaridhënies dhe parlamentarizmit", tha Meta.

Ai nuk ishte në krah të Sali Berishës në protestën e thirrur.

I pyetur për mungesën, Meta u përgjigj:

“Kanë qenë do jem sipas rastit edhe unë do jem, edhe drejtues të PL do jenë. Përkrahim çdo protestë jo në mbrojtje të Berishës apo dikujt tjetër, por në mbrojtje të parlamentarizmit, demokracisë, pluralizmit, kërkesat e opozitës janë domosdoshmëri për rivendosjen e normalitetit në vend. Pa asnjë dyshim në çdo nismë që synon gjallërimin e opozitarizimit në vend

Nuk ka asnjë arsye të tillë, ne jemi bashkë në çdo çështje që është në interes të opozitarizmit, demokracisë”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë