Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar deklaroi se “dosjet e krimit elektoral që ka mbyllur SPAK” do t’i çojë në gjykatat e vendit dhe më pas edhe në Strasburg.
Ai theksoi se Partia Demokratike nuk ka hequr dorë nga lufta për shtetin ligjor dhe se angazhimi i saj është për të sfiduar abuzimet e pushtetit, edhe kur ato i shërbejnë diktaturës sipas tij.
Berisha njoftoi se të gjitha dosjet do t’i drejtohen gjykatave, duke paditur autorët dhe SPAK si bashkëpunëtorë, referuar tij, në mbulimin e krimeve elektoralë dhe abuzimeve të tjera.
“Ne jemi të vetëdijshëm që jemi në një diktaturë dhe mbi këtë vetëdije ndërtojmë luftën dhe betejën tonë. Jemi në diktaturë, dhe që është SKAP-i është vegël e diktaturës, për këtë nuk kemi asnjë lloj mëdyshje, por ne nuk dalim, nuk sillemi si në një shoqëri parashtetërore. Ne jemi parti që, qëllimi ynë më kryesor është rivendosja e shtetit ligjor në Shqipëri. Por tani të gjitha dosjet që Skrapi i partisë i ka mbyllur, të gjitha dosjet i kanë tejkaluar afatet ligjore, do t’i drejtojmë në gjykata, duke paditur autorët e krimit elektoral dhe Skapin si bashkëpunëtor të tyre që mbyll dosjet.
Nëpërmjet gjykatave ne ndjekim spiralin gjer në Strasburg. Strasburgu dosjet që nuk kalojnë në etapat gjyqësore të vendit nuk i pranon. Ne tani çdo dosje që ata i kanë mbyllur, ose në shkelje të ligjeve i kanë devijuar në prokurori tjetër, se ata shkelin ligjin”, deklaroi Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




