Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar para nisjes së seancës parlamentare se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është zgjidhja e vetme për situatën që, sipas tij, po përjeton vendi.
Në një deklaratë për mediat para Kuvendit, Berisha tha se qytetarët shqiptarë kërkojnë largimin e kreut të qeverisë, duke e cilësuar atë si “kryeministrin më të poshtëruar” në hapësirën e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.
“Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhjen e vetme të kësaj gjendje dhe të kësaj situate dramatike që përjeton vendi. Në një kohë kur Edi Rama, njeriu më i poshtëruar në detyrë sot, në të gjithë hapësirën e Bashkimit Europian dhe më gjerë, nuk ka sot një kryemnistër të poshtëruar para botës dhe popullit të tij siç është Edi Rama. Është i poshtëruar sepse po shkelmon ligjet dhe Kushtetutën për të mbrojtur vjedhjet e tij.
Është i poshtëruar sepse për interesa të hajdutërisë së tij, pasurive të tij të paligjshme, po mbyll dyert e BE për Shqipërinë. Është i poshtëruar se aty ky miraton ligje në parlament për firmën e tij, firmën ia merr Pëllumbesha Spirogjoka. Është i poshtëruar se aty ku bën ligje që Linda e tij të jetë First Lady e Shqipërisë, zonja Begaj ia menderos ligjin. Pra, Edi Rama përjeton periudhën e poshtërimit më maksimal të një qeveritari, të një kryeministri”, tha Berisha.
Berisha u shpreh gjithashtu se opozita do të votojë në Kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut, por shtoi se masa të tilla nuk janë zgjidhje për krizën politike.
“Ne sot jemi këtu për të shprehur mendimin e qytetarëve shqiptarëve. Do të votojmë në unison për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Ballukut, por këto nuk janë zgjidhja e krizës është largimi i njeriut më të poshtëruar sot në skenën politike evropiane dhe perëndimore që quhet Edi Rama. Ju duhet ta dini këtë, që ai është njeriu i poshtëruar për aktet që ka kryer. Por ai, për të shpëtuar lëkurën e tij, është i gatshëm të pranojë çdo lloj poshtërimi që i bëhet.
Nuk mund ta imagjinoni ju se si në darkat e tij të neveritshme, që ua nxjerr ato që hanë miqve, shkon dhe u përkulet, u bie në gjunjë si legen, për t’u kërkuar që të ndryshojnë mendimin. Ta dinë shqiptarët se ky është sot Edi Rama”, tha Berisha”, deklaroi Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje