Nga Gazeta ‘Si’- “Sektori i turizmit në vend po përballet me informalitet”, deklaroi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Ai tha se informaliteti i gjerë, sipas tij, ka goditur sipërmarrësit e ndershëm dhe ka krijuar konkurrencë të padrejtë.
Në një takim me shoqatat e turizmit, Berisha premtoi se nëse vjen në pushtet, do të formalizojë sektorin e turizmit.
“Ky informalitet në Shqipëri, po të shohim në krahasim me Malin e Zi është i tillë. Mali i Zi me 2.8 milionë turistë në vit, regjistron 16.8 milionë net fjetje. Shqipëria me 10 milionë turistë në vit, regjistron 6, vitin e fundit 7 milionë net fjetje.
Për të mos e krahasuar më pas me Kroacinë e cila regjistron rreth 100 e ca milionë net fjetje. Formalizimi i turizmit është ndoshta një nga kushtet më themelore. Janë trefishi, katërfishi i shtretërve, janë apartamente krahasuar me hotelet, çka në shumë aspekte e vendos në pozita të vështira industrinë hoteliere.
Ne nuk do përdorim dhe nuk kemi ndërmend të ndalojmë AirBnB, por formalizimi është një kusht i domosdoshëm në qoftë se ne duam ta shfrytëzojmë siç duhet këtë potencial madhor që kemi”, tha ai.
Në fund, ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi sipas Berishës, qeveria e tij mbështet persona me rekorde kriminale për të marrë leje për hotele.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.