Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe emërimin e Skëndër Hitës në krye të Policisë së Shtetit.
Berisha teksa e quajti atë problematik, deklaroi se shumë shpejt do të paraqesë prova që sipas tij e implikojnë drejtorin e ri.
Kreu i PD e quajti Skënder Hitën si “Skënder Balluku”, duke thënë se ai është një emër i përzgjedhur nga Belinda Balluku.
“Emër problematik dhe shumë shpejt me të gjithë arkivën e qytetarit digjital do të paraqitem para jush. Skëndër Balluku, u emërua Skënder Balluku. Është thënë një muaj para që Balluku ka përcaktuar drejtor policie, drejtorin e Fierit. Sidoqoftë, shumë shpejt do paraqesim të gjithë materialet për të.
Gratë ndonjëherë kanë bërë gjërat më të jashtëzakonshme. Koha provon, se Rama është një skllav i saj, në kuptimin e vjedhjeve. Ka 25 vjet bashkëveprim, bashkëpunim të ngushtë dhe ajo është shumë e kujdesshme për të regjistruar çdo gjë”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje