Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar gjatë një konference shtypi se me ardhjen e Donald Trump në pushtet do të lobojë për heqjen e non-gratës.
Berisha u shpreh se para se të ndërmarrë këtë hap do të konsultohet me juristë mbi rrugën që duhet të ndjekë.
“Natyrisht me rikthimin e presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ndryshimin e Sekretarit të Shtetit, unë pa diskutim që do bëj përpjekjet e mia pranë kësaj administrate për anulimin e një vendimi korruptiv fund e krye, të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit, me qëllimin e vetëm likuidimin e opozitës së vërtetë opozitare në Shqipëri dhe dorëzimin e të gjitha pushteteve Edi Ramës”, tha kreu demokrat.
Mandej ai tha se opozita do të vazhdojë mosbindjen civile edhe nëpër botë.
“Ne do organizojmë demonstratat më të fuqishme pranë ambasadave të narkoshtetit, por jo vetëm pranë ambasadave. Pra, do të nisë një lëvizje e re e fuqishme e mosbindjes civile, kjo që është në Shqipëri, do vazhdojë në botë.
Nuk mund të pajtohemi kurrë me një frikë dhe absurditet që tregon regjimi ndaj votës së emigracionit.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.