Politike

Berisha: Do jem në kongresin elektoral të CDU në Gjermani. Koha nuk më premton për një takim me emigrantët

Nga Gazeta ‘Si’- Pak ditë më parë Sali Berisha mori leje nga SPAK për të udhëtuar në Gjermani për të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU (Unioni Kristian Demokrat i Gjermanisë).

Në konferencën me gazetarët, kreu i PD u shpreh se është i ftuar si kryetar partie. Edhe pse më herët kishte thënë se do takonte emigrantët shqiptarë atje, ai tha se e ka anuluar për shkak të kohës së kufizuar.

Berisha garantoi se do të shkojë sërish në Gjermani për të takuar emigrantët, por po ashtu tha se do të shkojë edhe në vendet e tjera për të kërkuar votën e diasporës.

“Në Gjermani jam i ftuar për të marrë pjesë si kryetar partie në kongresin elektoral të CDU. Ky kongres është njëditor ose më pak mund të jetë. Janë të ftuar kryetarë të partive anëtare të Partisë Popullore dhe unë do të shkoj të marr pjesë.

Mendova të organizoj një takim tjetër me shqiptarë, por koha nuk më premton, kështu që unë do të shkoj njëherë tjetër për të takuar emigrantët në Gjermani. Kam një axhendë, do filloj në disa takime.

Do shkoj në disa takime dhe do i njoftoj takimet”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë