Politike

Berisha: Do falim çdo gjobë dhe kamatë të vendosur që nga viti 1992

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se nëse PD vjen në pushtet, do të falë gjobat dhe kamatat për qytetarët e bizneset.

Nga një takim me gratë, Berisha tha se do të zerohen të gjitha gjobat nga viti 1992 deri në datën 11 Maj.

Sipas tij, qeveria aktuale ka rikthyer kamatat dhe inspektorët po ushtrojnë presione ndaj bizneseve të vogla.

“Çdo gjobë, çdo kamatë zerohet, bëhet inekzistente për çdo gjë. Duam t’i çlirojmë qytetarët shqiptarë nga makthet e padrejtësive që ata kanë përjetuar ndër vite.

Çfarë ndodh? Ne kemi falur kamatat, këta i kanë rikthyer kamatat. Nuk kanë ligj as moral. Kështu që ne, jo vetëm qytetarëve, por ne do falim edhe gjobat e biznesit të vogël. Se edhe ai është viktimë e arbitraritetit dhe absurditetit të inspektorëve të qeverisë”, tha Berisha.

 Ai gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi Rama i cili sipas tij flet gjatë takimeve elektorale me gjuhë të forti.

“Ai ka një fushatë elektorale tallava, banaliteti, bullizmi, flet me gjuhë të forti si Nuredin Dumani në sallë të gjyqit.

Pastaj kujtohet se shkeli çdo normë e standard, dhe të nesërmen vazhdon me të njëjtat terma”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë