Nga Gazeta ‘Si’- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me një vizitë të tij në Hong Kong, të cilën Berisha e cilëson si të financuar nga një kompani me interesa në industrinë e naftës në Shqipëri.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama ka udhëtuar me një avion special drejt Hong Kongut, ku është mbajtur një ekspozitë me vepra arti që mbajnë firmën e kryeministrit. Sipas Berishës, shpenzimet për këtë aktivitet janë mbuluar nga kompania e interesuar për koncesione në vend.
Berisha kërkoi hetim ndërkombëtar për çështjen, duke theksuar se marrëdhënia mes Ramës dhe kompanisë kineze që, sipas tij, ka financuar udhëtimin dhe ekspozitën, duhet të hetohet nga autoritetet amerikane.
“Unë jam këtu sot për t’i bërë thirrje FBI-së, Ministrisë së Drejtësisë të SHBA, Kongresit dhe Senatit të ndihmojnë shqiptarët në hetimin e këtij superskandali, pasi Altin Troplini, ky mercenar i Edi Ramës, mban prej tre vitesh në sirtar dosjen e dorëzuar nga opozita.
Një dosje të sensivitetit të më të lartë. Një dosje, e cila mjafton të marrësh dosjen shqiptare të gjykatës së Uashingtonit dhe Edi Rama del po aq fajtor sa vetë McGonigal për ryshfetin që ka marrë dhe që ky i ka dhënë atij”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




