Politike

Berisha dhe Noka përplasen me Salianjin: Po bashkëpunon me kundërshtarët

Nga Gazeta ‘Si’- Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Sali Berisha janë përplasur verbalisht me Ervin Salianjin.

“Me këtë që bën, je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë”,- është mësuar t’i ketë thënë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ish-deputetit Salianji, duke iu referuar turit të Foltores së këtij të fundit, me strukturat e partisë.

Ish-deputeti i është përgjigjur atij duke i thënë “jep dorëheqjen Flamur. E ke shkatërruar partinë. Avokati i Popullit është tërësisht përgjegjësi e jotja”.

Debati mes Nokës dhe Salianjit është zhvilluar me tone të larta, deri në pikën që dyshja dëgjohej në korridoret e selisë blu, jashtë sallës së takimit.

Edhe Berisha është përfshirë në një debat të drejtpërdrejtë me ish-deputetin, për moskandidimin e Hysen Kadisë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pavarësisht se demokrati i Kavajës doli më i votuari në Qarkun Tiranë në Primaret e organizuara nga vetë krydemokrati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë