Politike

‘Berisha dëshmitar’, PS tërhiqet: Bëmë ironi, doni të nxirrni ‘Romeon’ nga shtëpia. Salianji: Ju tërhoqi veshin vëllai i madh (Rama)

Në mbledhjen e fundit të komisionit hetimor, deputetët e PS-së ‘harruan’ se kishin bërë ironi kur panë emrin e Sali Berishës në listën zyrtare të dëshmitarëve që do të thirreshin në komision, qysh prej javës së kaluar.

Të hënën, ajo që kishte propozuar emrin e Berishës, Blerina Gjylameti tha se kishte bërë ironi kur kishte kërkuar emrin e Berishës për tu thirrur si dëshmitar.    

“Ju jeni fije fije. Çtë bëjmë diversion midis jush, midis nesh edhe ka bazë. Dëshira e madhe të bën të mbash qëndrime që as vetë nuk i beson por të marrësh ironinë për të vërtetë retorikën, dhe më pas të ndërtosh një fabul të tërë për të nxjerrë ‘Romeon’ nga ballkoni është e tepërt. Duhet të jemi pakëz më serioz. Për këtë gjë i nderura kryetar nuk ka nevojë të na tërheqë veshin njeri. Nuk dalim ne të themi ç’janë këto. Unë i qëndroj fjalëve që them dhe kur bëj ironi ma mbani për të tillë. E dëgjova më vëmendje  Salianjin pasi tha se do të thirren drejtues ndër vite të policisë së Shtetit. Kur unë ngrita këtë shqetësim ka të bëj me elementin që është ngritur ky komision se çfarë ka ndodh në 2 gusht 2023 dhe jo për të hetuar ministra e ish-ministra. Ligji i ri e cakton në nenin 15 ku planin hetimor e propozojnë ekspertë që duhet ti votojmë së bashku e pastaj thërrasim dëshmitarët. Ironinë mos e shit si të vërtetë. I vijoj thirrjes nëse gjatë hetimit del një element tjetër. Ne duhet të kuptojmë kush është përgjegjësi” tha Gjylameti. Më herët ishte kryetari i komisionit, Ervin Salianji që pati një replikë më deputetin Toni Gogu po për këtë çështje.

“Kam vërejtje për planin paraprak të hetimit. Është plan i deformuar. Planin e hetimit e propozojnë ekspertet qe ne do t’i miratojmë sot. Unë e kuptoj që juve në ëndrrën tuaj doni të bëheni gjyqtar i Berishës, mbase doni t’i jepni edhe pafajësi, por ky komision nuk e ka në veprimtari këtë gjë. Ky komision merret me hetimin e veprimtarisë së autoriteteve që mbrojnë TIMS. Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise ku kolegë tanë, vuajnë masat e sigurimit që cakton drejtësia. Nuk marrim kompetenca të drejtësisë. Çdo përpjekje e juaj për tu bërë gjyqtari i Berishës të mos e ktheje këtë komision në një komision qesharak, pro të bëjmë atë që na ka ngarkuar ligji”, tha Toni Gogu

“Janë deklarata politike që s’kanë të bëjnë më punën e komisionit, ëndrrat që ju folët nuk janë objekt i këtij komisioni, mund të jenë objekt i fallxhoreve. Nëse ju keni sherr me njëri tjetrin nuk është problem i imi. Një kolege e komisionit, por edhe ju si nënkryetar i komisionit, keni propozuar. Duke pasur parasysh që kishit tre emra si propozime, unë për të pasur konsensus të gjerë, që në këtë komision jemi për të qenë përballë atyre që kanë ndërhyrë në komision për llogari të krimit dhe politikës. Plani është siç e kam deklaruar, me propozimet tuaj për thirrjen dëshmitar të Berishës, Bardhit e Bashës, apo cilindo që duhet të vijë japë llogari. Nëse ju merrni një akt dhe thoni përse se keni korrigjuar se na tërheqin veshin të partia, ca të bëj unë këtu. Nuk është faji im që u tërheq veshin vëllai i madh Edi”, reagoi Salianji, duke përforcuar më tej qëndrimin e tij:

"Unë besoj se me PS-në dhe Edi Ramën nuk bëhen marrëveshje se nuk i mban. Ju nuk i qëndroni fjalës së shkruar dhe ja ku është konfirmimi. Ju e keni të shkruar, me procesverbal, me zë dhe figurë që thoni të vijë Berisha, Basha, Bardhi, unë them le të vijnë sipas kërkesës tuaj. Neni 11 pika kryetari deklaron qëllimin e ngritjes së komisionit si dhe planin paraprak të hetimeve, plani paraprak deklarohet nga kryetari i komisionit. Kam pranuar propozimin tuaj dhe e kam shtuar. Ku e keni ju shqetësimin këtu? Keni ndryshuar mendim se ju kanë tërhequr veshin? Estradë do bëni këtu? Ju vini dhe bëni estradë. Nënkryetari Gogu thotë do hyjmë në Big Brother, Nasipi thotë me të drejtë se ç’punë kam unë me këta të estradës se dua të bëj hetim si prokuror… Ju duhet ta ndryshoni vetë!"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë