Gazeta Si – Stacioni i radhës në Serinë A për portierin e Kombëtares, Etrit Berisha. Sipas shtypit italian, ai do të firmosë me Empolin. Ka një akord mes Torinos, ku Berisha ka luajtur së fundi, Empolit dhe portierit shqiptar.
Trajneri Juriç e kishte nxjerrë jashtë planeve Berishën prej kohësh, edhe pse ai ka kontratë deri verën e ardhshme. ‘Gardiani’ kuqezi nuk është stërvitur me skuadrën e parë dhe ishte në kërkim të një destinacioni të ri. Për të kishte një ofertë edhe nga Sampdoria, por ai ka vendosur të kalojë tek Empoli, ku luan edhe mbrojtësi i Kombëtares, Adrian Ismajli.

Empoli duket se është një skuadër e dashur për futbollistët shqiptarë, pasi më parë me fanellën e tij kanë luajtur edhe Elseid Hysaj, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami.
Berisha më parë është aktivizuar me disa skuadra në Itali, si Lacio, Atalanta, Spal dhe së fundi Torino.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




