Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Belinda Ballukun, ish zv.kryeministren se sipas tij po tenton që t’i shpëtojë drejtësisë, duke kërkuar që të blejë pasaportë të huaj për të ikur jashtë vendit.
Sipas Berishës, ka të dhëna se Balluku është në kërkim të blerjes së shtetësisë dhe pasaportave jo në një por në disa vende.
“Përpjekjet e fundit të saj kanë qenë për të blerë pasaportë me investim në Serbi. Thuhet se nuk janë kurorëzuar me sukses ato përpjekje. Pas disa përpjekjesh që bëri në vendet e Gjirit Persik. Pra Balluku po përgatitet të blejë shtetësi për t’i shpëtuar në mënyrë përfundimtare përgjegjësisë para ligjit pasi ajo ka vjedhur në Shqipëri dhe shpërdoruar miliarda euro”, u shpreh Berisha.
Berisha përcolli edhe një thirrje për vendet e huaja, duke theksuar, se pranimi i një kërkese të tillë ndo të ishte në shkelje të konventave ndërkombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje