Politike

Berisha: Argita foli si aktiviste e PD, s’është ndarë kurrë nga partia. Malltezi: Nuk kam ambicie në politikë

Sali Berisha nuk mund t’i shmangej pyetjes nga media mbi fjalimin që mbajti e bija për herë të parë në një Kuvend partie.

“Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente.

Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD.

Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta”, tha ai.

Ndërsa vetë e bija, Argita Malltezi, tha për mediat se fjalimi saj nuk lidhej me ambicie në politikë, por me situatën në të cilën ndodhet vendi.

“Gjithmonë kam qenë pjesë aktive e PD, por nuk kam ambicie për më shumë, sepse ketu nuk është cështja të kesh ambicie për më shumë, këtu është cështja të bësh ate që duhet të bësh, dhe thelbi e asaj qe une shpresoj shumë ta kem përcuar sot me fjalën time është se kushdo sot duhet të reagojë. Nëse ka një të keqe që vjen ajo është një e keqe që të vjen butësisht, qetësisht kur ti mendon se nuk duhet të reagosh sepse është një gjë e vogël dhe banale dmth për ditën tënde. Por, në fakt e keqja  bëhet imponuese pikërisht kur ti e ke neglizhuar. Kjo ëhtë situata, flm. ”, tha ajo duke u larguar me buzën në gaz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë