Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së Sali Berisha denoncoi takimin e vitit 2019 në Aruba të Karaibeve, sipas tij, të kryeministrit Rama me, disa organizata narko-kriminale, të cila janë shpallur “terroriste” nga DASH.
Berisha i referohet dhe një editoriali të një mediaje italiane, sipas së cilës “nuk ekzagjerohet nëse quajmë Shqipërinë narko-shtet”.
Ai tha se këto interceptime të antimafies italiane disponohen dhe nga disa agjenci të tjera të vendeve partnere, Belgjika, Mbretëria e Hollandës.
Mandej ai akuzoi Ramën dhe ministrat e tij se janë të njëjtë me Maduron dhe sipas tij kanë bashkëpunim të ngushtë me organizatat narko terroriste.
“Ky takim nuk është vetëm kronikë e mediave shqiptare. Nuk është vetëm denoncim i Sali Berishës, i cili në atë kohë po të bëni një check up të kronikave tuaja i ka ushtruar pyetjen Edi Ramës nëse ka marrë pjesë në takimin e Arubës apo jo.
Takimi i Arubas sipas Interceptimeve të antimafies italiane në një libër që ka dalë këto ditë është zhvilluar më datë 19 janar të vitit 2019. Një grup ministra bashkëpunëtorë të narko terrorizmit ndërkombëtar kanë udhëtuar me një charter në Aruba. Që është një nga zonat më të hapura të botës, protektorat i mbretërisë së Hollandës. Interceptimet për arsye ta themi politike, ndonëse i kanë emër për emër pjesëmarrësit qeveritarë nuk janë bërë publike.
Autori nuk ka më asnjë dyshim se kanë qenë ministra, zyrtarë të lartë të qeverisë Ramës dhe në mundësinë më të madhe vetë Edi Rama. Në një takim famëzi ku është diskutuar për syrin dhe malin e Tiranës, kullat dhe stërkullat e Tiranës”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




