Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për shkak të ndryshimeve ligjore të Kodit të Procedurës Penale që propozoi dje (16 shkurt).
Duke e konsideruar këtë amendament si ai i ‘Rama Balluku’, Berisha tha se sipas tij ai është antikushtetues dhe i rrezikshëm.
“Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Ai po konsumon çdo orë, çdo ditë që qëndron në detyrë grushtin e shtetit brenda shtetit. Në një akt antikushtetues, tepër të rrezikshëm, ka paraqitur amendamentin Rama-Balluku, me të cilin kërkon t’i japë ministrit, t’i japë zëvendëskryeministrit dhe kryeministrit atë mbrojtje që Kushtetuta nuk ia ka dhënë“, tha Berisha.
Berisha tha se kryeministria, ministritë dhe KLSH janë organe kushtetuese dhe si të tilla, nuk mund të kenë mbrojtje tjetër “përveç asaj që i ka dhënë Kushtetuta”.
Kryedemokrati përmendi edhe një vendim të Gjykatës në vitin 2002, që sipas të cilit, gjykata hodhi në “kosh” ligjin e paraqitur asaj kohe për të krijuar një mburojë më të madhe për kreun e KLSH.
“Kur në vitin 2002, parlamenti në një akt marrëzie si ky që duan të bëjnë tani, miratoi ligje dhe amendamente për të mbrojtur kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, vendimi numër 212 i vitit 2002 i Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese hodhi në kosh të plehrave amendamentet, ligjin e ndryshuar për një mburojë më të madhe të kryetarit të KLSH, që Edi Rama sot do t’ia japin. E kuptoni?
Jo, tha gjykata, thjesht ligji për organin kushtetues nuk mund të japë atë që nuk e ka dhënë Kushtetuta.
Kaq, nuk mundet. Kushtetuta ka përcaktuar këtë nivel mbrojtje. Ka përcaktuar nivel mbrojtje autorizimin nga parlamenti për kufizimin e lëvizjeve, të cilin e rrëzoi Gjykata Kushtetuese dhe unë e përgëzoj.
E rrëzoi në rastin e Sali Berishës dhe unë e përgëzoj atë, pavarësisht se është një vendim në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, por ata nuk kanë as ligj dhe as Kushtetutë”, tha ai.
Dje Partia Socialiste se do të prekë nenin që aktualisht nuk lejon pezullimin nga detyra vetëm të deputetit apo kryebashkiakut.
Në të, do të shtohen edhe Presidenti, Kryeministri, zv.kryeministri, ministrat, Avokati i Popullit, Kreu i KLSH-së dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje