Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, hodhi sërish akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se po i ushtron presion Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut.
Sipas tij, Rama po përdor metoda antiligjore dhe antikushtetuese për t’i diktuar GJK vendimin e tij.
Ai tha se sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese në këtë çështje sipas tij janë të papara ndonjëherë në historinë e këtij vendi.
“Kërcënimet, paritja dhe metoda të tjera kriminale po përdoren nga mëngjesi gjer në darkë. Pikërisht për shkak të tyre, Gjykata, në kundërshtim me çdo ligj dhe precedent, pranoi të shqyrtojë kërkesën dhe u dha edhe kohën e mjaftueshme për të ushtruar të gjitha format e presionit.
Qytetarë dhe qytetare, mbetet vetëm fjala dhe guximin juaj për të folur për veten, për çdo shqiptar, kudo që është dhe për mbarë Europën dhe botën. Me këtë rast, paralajmëroj Edi Ramën se këto qëndrimet e tij dhe kjo përpjekje për të mbrojtur veten e tij përmes Gjykatës Kushtetuese, do kenë pasoja direkt mbi të.
Se populli shqiptar nuk do ta pranojë kurrë një turpërim të tillë.
Mashtrimi i tij duke cituar ditë më parë në disa paragrafë Komisionin e Venecias, mori përgjigjen më të merituar nga ekspertë të shquar se ky Komision nuk ka asnjë paragraf në të cilin të shprehet se nuk mund të pezullohet ministri”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



