Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se sipas tij po i bën presion prokurorisë për dosjen e AKSHI-t.
Sipas tij Rama po bën çdo lloj presioni në mënyrë që baxhanaku i tij, Armando Frangu, të mos shpallet në kërkim si person i akuzuar për krime të rënda.
“Të gjitha ndodhitë e AKSHI-t, për të cilin ky tha se kishte respektin maksimal për Lindën e AKSHI-t, Linda e AKSHit ishte për të njeriu i respektit maksimal, paçka se para syve të saj janë marrë pengje, janë zhdukur qindra e qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptare, që të gjitha në funksion të familjes Rama të Surrelit, që të gjitha pa përjashtim në funksion të Armando Frangut.
Pra, Rama tani nuk ka asnjë interes për asnjë qytetar tjetër në Shqipëri përveç Lindës së tij, Armando Frangut dhe familjes së tij.
Dënoj këto qëndrime me forcën më të madhe u bëj thirrje qytetarëve të angazhohemi për të nxjerrë sa më shpejt Shqipërinë nga kthetrat e këtij klani mafioz të rrezikshëm, aktualisht më i rrezikshmi në Europë dhe ndër më të rrezikshmit në botë”, tha Berisha.
Duke u ndalur te çështja Balluku, ai tha se Rama po mbron Balluku në aparencë, pasi sipas tij pas firmave të saj, qëndron Rama.
“Në këtë aspekt, Spaku edhe mund të lëshojë ndonjë urdhër mbrojtje sepse ai është i aftë të kryejë çdo krim për të mbrojtur veten e tij.
Në fakt Balluku është hajdutja më e madhe në historinë e kombit pas Edi Ramës, por për tunelin e Llogarasë, ajo është vetëm një shërbëtore e tij.
Vetëm sa ka firmosur ato që i kanë thënë’, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




